Petkoviq iu përgjigj Bislimit: Serbia është i vendosur për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por kurrë nuk do t’i njohë pavarësinë

Ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të Zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimit.

Sipas Petkoviqit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Bislimi është duke e keqinterpretuar gatishmërinë e Serbisë për dialog më qëllim duke interpretuar si gatishmëri që shteti serb ta njoh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

“Serbia është i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm për zhvillimin ekonomik të të gjithë rajonit, por që kurrë nuk do ta njohë Kosovën”, ka deklaruar ai.

Tutje, Petkoviq ka thënë qe Serbia nuk do të pajtohet kurrë me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).

“Vetë fakti se, duke kërkuar ndryshim të qëndrimit të disa shteteve jonjohëse, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Bislimi po keqpërdorin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve për të destabilizuar më tej rajonin, por edhe për të treguar se sa keqdashës dhe të pasinqerta i kanë synimet”, ka përfunduar Petkoviq, raporton Kosovo-online përcjellë Dukagjini.com.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika