Petkoviq: Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe

Sipas Petkoviq-it, vendimet e njëanshme të  Qeverisë së Kosovës i kanë shkelur të gjitha marrëveshjet

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Petkoviq e ka akuzuar të parin e Qeverisë së Kosovë, duke thënë se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve”.

“Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot, duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, ka thënë Petkoviq.

Sipas tij, Kurti dëshiron konflikt dhe se çdo ditë i pëlqen të flasë për luftën.

Ai ka theksuar se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do t’u mundësonte serbëve të drejta kolektive dhe do të rriste sigurinë.

Kryeministri i Kosovës në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se  një fushatë dezinformimi për vendimet e ekzekutivit sa i përket targave dhe dokumenteve serbe, kishte për qëllim të nxiste frikë dhe të krijonte destabilitet. Ai u bëri thirrje serbëve që të mos bien pre e fushatave të tilla.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika