Petkoviq: Marrëveshja për dokumente ruan praninë e Serbisë në Kosovë

Drejtori i ashtuquajturës “Zyrja për Kosovën” në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për dokumente në mes Kosovës dhe Serbisë

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se zbatimi i arritur nga marrëveshja për dokumentet për hyrje-dalje, ruan praninë e shtetit serb në Kosovë.

“Kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë që jeton në Kosovë dhe Metohi do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftim serb. Çdo serb në jug dhe veri të Ibrit, pa përjashtim, do të mund të jetojë, punojë normalisht me serbët e tjerë dhe të përdorë letërnjoftimet për të kaluar vendkalimet administrative”, është shprehur ai.

Ndërsa, ai ka shtuar se marrëveshja siguron paqe dhe stabilitet në rajon.

“Falë përpjekjeve të fuqishme diplomatike të presidentit Aleksandër Vuçiq, sot arritëm të marrim garancitë e nevojshme nga BE-ja dhe në këtë mënyrë të arrijmë marrëveshje për lirinë e lëvizjes dhe dokumentet serbe. Me të, ne arritëm të sigurojmë paqe dhe stabilitet në Kosovë e Mehtohi dhe të ruajmë letërnjoftimet serbe për serbët në krahinën jugore, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Prandaj mund të them se kemi lajme të rëndësishme”, ka thënë ai përmes një deklarate me shkrim.

Gjithashtu, ai ka thënë se marrëveshja që njeh dokumentet do të shoqërohet me një tekst, ku thuhet:

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina [Kosova] bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e qytetarëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog më 2011. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovë dhe nuk interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së”.

Petkoviq ka shtuar se në të ardhmen,  pret sfida për Serbinë sa i përket çështjes së targave serbe, raporton REL, transmeton Dukagjini.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika