Petkoviq mohon se Radojçiq gjendet në spitalin ushtarak në Beograd

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka hedhur poshtë pretendimet e ministrit për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, se pas sulmit terrorist në veri Millan Radojçiq, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiq, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

“Sveçla gënjeu se Millan Radoiçiq është shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd”, ka thënë Petkoviq përmes një deklarate më 27 shtator.

Një ditë më herët, ministri Sveçla gjatë një interviste për Euronews Albania deklaroi se Radojçiq udhëheqës dhe pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit – “ka shumë gjasa që është në spitalin në spitalit ushtarak në Beograd”.

Radoiçiq është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që shfaq Radoiçiqin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.

Në Serbi, vetëm ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka komentuar për këto pretendime, duke thënë se ajo video “duket” se nuk ishte incizuar në ditën kur ndodhi sulmi në veri të Kosovës.

“Nuk kam asnjë informacion nëse [Radoiçiqi] është në atë video apo jo, vërtetë nuk e di”, tha Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë më 26 shtator.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit – një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.

Nga sulmet mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Aktualisht, katër persona janë të arrestuar për sulmet në veri. Ndaj tre prej tyre, autoritetet e drejtësisë kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Kosova e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë./REL

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika