Petkoviq nuk e njeh kompetencën e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me kompetenca konkrete për popullin serb, është negociuar më shumë se 10 vjet më parë në Bruksel, dhe asnjë deklaratë, dhe asnjë dëshirë e askujt, nuk do të mund ta zhbëjë atë që është garantuar nga gjithë Bashkimi Evropian, dhe që është nënshkruar prej përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Petkoviq

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se nuk e njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si institucion që mund ta pezullojë ose ta anulojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Siç raporton REL, ai i ka bërë këto deklarata të enjten, të njëjtën ditë kur ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë para medieve se Gjykata Kushtetuese e Kosovës do ta japë fjalën e fundit për kushtetutshmërinë e një draft-statuti për formim të Asociacionit që i është prezantuar Kosovës, më 21 tetor.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, me kompetenca konkrete për popullin serb, është negociuar më shumë se 10 vjet më parë në Bruksel, dhe asnjë deklaratë, dhe asnjë dëshirë e askujt, nuk do të mund ta zhbëjë atë që është garantuar nga gjithë Bashkimi Evropian, dhe që është nënshkruar prej përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Petkoviq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika