Petar Petkoviq i ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk i ka ndalur reagimet ndaj bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës, ku i ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin dhe dy ministrat e tij Xhela Sveçlen dhe Hajrullah Çekun.
Petkoviq ka propaganduar duke pretenduara se në Republikën e Kosovës ka një “fushatë të sinkronizuar nga përfaqësuesit e Kosovës kundër serbëve në Kosovë”.
Kryeministri Albin Kurti, kishte thënë se “për një masë të njëjtë, për tash e 11 vjet, sa herë që ne udhëtojmë në Serbi duhet të presim mes 10 deri në 60 minuta”, ka thënë ai, teksa shtoi se “barrikadat që rëndom vendosen në Veri, nuk vijnë nga poshtë por vendosen nga lart. Ato nuk i përfaqësojnë qytetarët tonë e as i mbrojnë”.
“Kam dëgjuar për lajmin e rremë se ID ose dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi në këmbim të dokumenteve për hyrje-dalje. Kjo nuk është e vërtetë”.
Pas deklaratave të kryeministrit Kurti, Petkoviq e kishte akuzuar se ky i fundit është, “duke i tundur armët bënë thirrje për luftë, sulmon dhe akuzon serbët dhe Beogradin zyrtar”.
Ndërsa për Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Petkoviq, ka thënë se është personi i cili “dëshiron të kriminalizojë serbët në Veri”.
Kjo akuzë ka ardhur si shkak i deklarimeve të parit të Punëve të Brendshme ku kishte thënë se “duhet të kuptojmë një gjë, ajo zonë ishte si El Dorado për kriminelët. Kemi kriminelë që janë bërë multimilionerë nga shtresa e varfër apo e mesme, falë veprimtarisë kriminale që tolerohet në atë zonë prej më shumë se 20 vitesh. Kam marrë dhjetëra, në mos qindra, ankesa nga qytetarët atje, të cilët ishin nën presionin e grupeve kriminale”,
“Nuk është se grupet kriminale duan vetëm të pasurohen, por me sjelljet e tyre arrogante dhe banditeske janë pengesë për jetën normale atje. Prandaj, imperativi ynë është vendosja e ligjshmërisë atje”, ka vijuar Sveçla
Ndërkohë Petkoviq-it i ka dalë punë dhe me ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku në paranojat e Petkoviq-it është Çeku është ministri i cili rrënon manastiret serbe duke pretenduar se po i mbron ato.
Të gjitha këto pretendime të sajuara e të ashtuquajturit drejtor që kanë për qëllim shpifjen dhe keqinformimin nuk janë të bazuara në asnjë informatë zyrtare, të paktën deri më tani Policia e Kosovës nuk ka lëshuar asnjë komunikatë për media ku ka njoftuar për ndonjë serbë të keqtrajtuar apo për ndonjë manastir të dëmtuar apo rrënuar.