Petkoviq: Serbët në veri refuzojnë targat e Kurtit, zgjedhjet dhe policët shqiptarë nga jugu

Drejtori i zyrës se ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, e e ka akuzuar Kurtin se është duke i shkelur të gjitha marrëveshjet nga Brukseli pasi sipas tij Kurti nuk ka ndërmend ta formojë Asociacionin e Komunave Serb

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq


“Kurti nuk ka të drejtë të plotësojë pozitat policore që serbët i kanë bojkotuar në veri të Kosovës me policë shqiptarë”, ka deklaruar Drejtori i zyrës se ashtuquajtur për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Sipas Petkoviq, Republika e Kosovës, nuk ka të drejtë që të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, pasi 95 për qind e popullsisë janë serbë.

“Manipulimi i Kurti me fakte dhe shifra është i kotë, sepse as serbët nuk i duan targat e Kurtit, as zgjedhjet e tij të imponuara dhe as policët shqiptarë nga jugu, që nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës”, ka thënë Petkoviq.

Ai e ka akuzuar kryeministrin Kurti se është duke i shkelur të gjitha marrëveshjet nga Brukseli. Sipas tij, Kurti nuk ka ndërmend ta formojë Asociacionin e Komunave Serb.

“Më mirë për Kurtin të fillonte urgjentisht formimin e AKS dhe ta respektonte marrëveshjen, se sa të nxitonte me vendim të njëanshëm për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komuna në veri të Kosovës, duke kërcënuar me plotësimin e pozitave policore në veri të Ibrit”, ka thënë Petkoviq, raprton Kosovo Online transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika