Petkoviq thotë se mbrëmë 3 kamionë me barna nga Serbia janë futur në Kosovë

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka publikuar fotografi të tre kamionëve me barna që siç thotë ai janë futur në Republikën e Kosovës mbrëmë e të cilat do të shpërndahen në institucionet shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe.

“Falë luftës intensive dhe të gjatë diplomatike të Beogradit, kontigjenti i barnave tona do të dërgohet së shpejti në spitalet në Kosovë! Dy kamionë tërheqës dhe një kamion me barnat e nevojshme dhe solucionet infuzive kanë hyrë në Kosovë mbrëmë dhe pas procedurave do të shpërndahen nëpër institucionet tona shëndetësore”, ka thënë Petkoviq.

Petkovic ka shtuar se lidhur me këtë kanë paralajmëruar zyrtarët e BE-së dhe aktorët tjerë ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika