Petkoviqit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se edhe të mërkurën e 13 korrikut, njëjtë si të martën, i është ndaluar hyrja në Kosovë

Petar Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq nuk është lejuar të hyjë as të mërkurën e 13 korrikut në Kosovë.

Atij i ishte ndaluar hyrja në Kosovë edhe të martën e 12 korrikut.

Kryenegociatori i Serbisë në dialog ka thënë se Beogradi është i gatshëm të ecë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.

“Kuptoni që dialogu kërkon një palë tjetër, dikë që do të negociojë dhe do të jetë dakord me ju. Në këtë moment kemi Albin Kurtin që refuzon gjithçka, ndalon vizitat, që sillet me arrogancë. Prandaj i takon BE-së që përfundimisht të përcaktojë qartë se kush është fajtori në dialog dhe sigurisht që nuk është Beogradi”, ka thënë ai, shkruan KosovaOnline.

Petkoviq vazhdon të insistojë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po shkel të gjitha marrëveshjet.

“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, shtoi ai.

Siç raportonte KosovaOnline, Petkoviq, të martën kishte thënë se për këtë e ka njoftuar dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së dhe QUINT-in.

“Më janë përgjigjur se kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes, por edhe se bëhet fjalë për një lloj gabimi teknik. Dërgova një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën kohë do të jem këtu në Konçul për të parë nëse është gabim i ri teknik apo arbitraritet i Albin Kurtit, i cili dëshiron të prishë të gjitha marrëveshjet dhe të pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, tha Petkoviq.

Ai kishte në plan të merrte pjesë në përurimin e një sheshi në fshatin Kufcë e Epërme të Gjilanit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika