Pasditja e ditës së djeshme gjeti përfaqësuesit e Petrol Company në SOS Fshatin e Prishtinës, ku u takuan me drejtoreshën e këtij kopshti, Edi Puka.
Petrol Company u dhuroi fëmijëve të këtij fshati 17 pako dhuratash për ta bërë më të bukur këtë festë dhe për të ndihmuar në krijimin e një atmosfere edhe më të ngrohtë për ta gjatë kësaj periudhe të vitit.
Misioni humanitar nga Petrol Company nuk u ndal këtu, kjo kompani gjatë ditës së sotme vizitoi edhe shoqatën e Paralegjikeve dhe Paralizave të Fëmijëve të Pejës “HANDIKOS” , me ç’rast dhuroi 15 pako dhuratash.
Pakot e dhuratave u shpërndanë nga përfaqësuesit e Petrol Company në praninë e prindërve dhe përfaqësuesve të kësaj shoqate.
Drejtori i organizatës, Egzon Qorkadiu, shprehi mirënjohje për kompaninë Petrol Company dhe për ndihmën që i bëri fëmijëve të kësaj shoqate për fundvit.