Pezullimi i PSD-së nga KQZ-ja, Molliqaj: Dashakeqësi ndaj partisë tonë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj vendimit të KQZ për pezullimin e partisë, duke e quajtur një dashakeqësi ndaj partisë së tij dhe duke theksuar se ata kanë thirrur Kuvendin e tyre në përputhje me procedurat

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar Partinë Sociale Demokrate (PSD) për shkak të mos mbajtjes së kuvendeve zgjedhore brenda afatit ligjor.

Këtë vendim, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një postim në rrjetin social Facebook, e ka konsideruar si një dashakeqësi ndaj partisë së tij.

Molliqaj ka theksuar se PSD ka thirrur Kuvendin e saj, duke respektuar të gjitha procedurat dhe ka njoftuar KQZ-në për këtë ngjarje.

Ai vendimin e ka konsideruar si një qasje formaliste dhe shantazhuese, e cila, sipas tij, është e dëmshme për organizimin politik.

“PSD tashmë e ka thirrur Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në. Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së. Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Përveç saj, KQZ-ja ka pezulluar edhe Partinë për Bashkëveprim, për shkak se këto dy parti nuk kanë mbajtur kuvendet e tyre zgjedhore sipas afatit ligjor.

Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për partinë politike, “Partia për Bashkëveprim” ka qenë data 8 dhjetor 2023, ndërsa për partinë politike, “Partia Socialdemokrate” ky afat ka qenë më 15 dhjetor 2023.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto dy parti politike obligohen që të mbajnë kuvendin e tyre zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh, dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ-ja merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika