Pezullohen nga puna dy zyrtarët e ATK-së që u kapën duke kontrabanduar mallra nga Serbia

"Janë pezulluar nga puna dy zyrtarët serbë, që janë kapur duke kontrabanduar mallra nga Serbia", ka thënë zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa

Janë pezulluar nga puna dy zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të cilët u arrestuan nga Policia e Kosovës nën akuza të kontrabandës së barnave në mëngjesin e së enjtes së 1 shkurtit, në Bistricë të Leposaviqit.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Valentina Bytyqi-Sefa.

“Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar Administratën Tatimore të Kosovës se ka arrestuar dy zyrtarë të ATK-së të komunitet serb, nën akuza të kontrabandës së barnave. Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarr të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare.
Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Siç mëson Dukagjini, dy zyrtarët e dyshuar, Lazar Peroviq dhe Tomislav Janiçjeviq, kanë qenë duke punuar në “Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së” me seli në Prishtinë.

Dukagjini ka siguruar pamje të mallrave që u konfiskuan dhe veturës e cila është përdorur në këtë rast.

(Ekskluzive) Dy zyrtarë të ATK-së kapen duke kontrabanduar mallra nga Serbia

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika