Pezullohet greva, mësimi fillon të hënën

Pezullimi i grevës në arsim është konfirmuar nga vetë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës të shtunën e 1 tetorit. Jasharaj ka thënë se shpreson që Qeveria t'i marrë këto si kohë, për të realizuar një dialog të mirëfilltë, ashtu që greva të mos përsëritet. Sipas Jasharaj, vazhdimi i mëtejshëm i grevës do të dëmtonte rëndë sistemin e arsimit

Shkollë në Kamenicë





Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet, por po pezullohet deri në janarin e vitit 2023.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga vetë Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK) të shtunën e 1 tetorit. Jasharaj ka thënë se shpreson që Qeveria t’i marrë këto si kohë, për të realizuar një dialog të mirëfilltë, ashtu që greva të mos përsëritet.

“Duke u bazuar në ligjin për grevat i cili autorizon BSPK-në, konstatoj se Këshilli Grevist i BSPK-së ka autorizimin të shpallë pezullimin e grevës së përgjithshme deri në vitin 2023. Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore sepse nuk ka fituar askush”, ka thënë Jasharaj, gjersa ka deklaruar se vazhdimi i mëtejshëm i grevës dëmton rëndë procesin mësimor.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka thënë se greva e cila ka vazhduar nga 25 gushti, ka qenë e ligjshme.

“Greva ka qenë e ligjshme dhe e nevojshme dhe greva ishte detyrim sindikal dhe u përdor si mjet i fundit në raport me qeverinë. Greva nuk ishte dhe nuk do të jetë akt personal i askujt as individual e as grup i individëve. Greva është e përcaktuar në Kushtetutë dhe mbrohet edhe me aktet e së drejtës ndërkombëtare, siç është i përcaktuar edhe organizimi sindikal bashkë me të drejtat e tjera, e sidomos me sigurinë e shtetit dhe të gjitha rregullohen me ligje të veçanta”, ka deklaruar Hykolli.

Lidhur me çështjen e pagave, Hykolli ka thënë se ato pritet të dalin të hënën.

Greva në arsim ka qenë prezente nga 25 gushti dhe tashmë gjendet në javën e pestë të saj me ç’rast, ajo po pezullohet deri në janar të vitit 2023. Grevistët kërkonin shumën prej 100 eurosh deri në miratimin e Ligjit të Pagave, duke mos e pranuar ndihmën prej 50 eurosh në kuadër të pakos së përballjes së inflacionit, të cilën e kishte prezantuar Kryeministri Kurti së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika