Pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael

FIBA Evropa ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e skuadrave izraelite në garat evropiane janë pezulluar për momentin, për shkak të situatës në Izrael

Fotoilustruese

FIBA Evropa ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e skuadrave izraelite në garat evropiane janë pezulluar për momentin, për shkak të situatës në Izrael.

Kështu është pezulluar për momentin edhe sfida Hapoel Galil Elion-Trepça, e planifikuar të zhvillohej më 18 tetor.

Përballja e parë dhe historike për klubin mitrovicas do të jetë kundër ZZ Leiden nga Holanda më 25 tetor në “Minatori”.

Kjo është hera e parë që “Xehetarët” janë pjesëmarrës të grupeve në FIBA Europe Cup.

Në grupe do të luajë edhe kampionia e Kosovës, Peja.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika