Pezullohet nga detyra kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, është marrë vendim për pezullimin nga detyra e punës së kryeshefit Ekzekutiv, Nagip Krasniqi, me efekt të menjëhershëm

Nagip Krasniqi, ish-Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të KEK-ut, është marrë vendim për pezullimin nga detyra e punës së kryeshefit Ekzekutiv, Nagip Krasniqi, me efekt të menjëhershëm.

Tutje njoftohet se në pozitën e ushtruesit të detyrës së zv. kryeshefit Ekzekutiv, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka emëruar Perparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Ndryshe, të enjtën e 20 prillit, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e ka konfirmuar se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është dërguar në paraburgim, pasi ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK, “Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale “Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale për të pandehurin N.K, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe Konflikti i interesit nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika