Pezullohet nga puna një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, dyshohet për ryshfet

Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka pezulluar nga puna një zyrtar të tij, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit





Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate, ka bërë të ditur se e ka pezulluar nga puna zyrtarin me iniciale E.Q, i cili dyshohet se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke marrë ryshfet.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka pezulluar nga puna zyrtarin E.Q. I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit”, thuhet në njoftim.

Vendimi për pezullim, sipas ShKK-së, është marrë nga Komisioni Disiplinor i ShKK-së, dhe se menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat janë duke u marrë me rastin.

Masa e pezullimit, sipas njoftimit të ShKK-së, mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika