Pezullohet nga UP-ja profesori Xhevat Krasniqi, studentet do të vazhdojnë protestën

UP-ja ka marr vendim për pezullimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili është denoncuar për ngacmim seksual nga 27 studente. vendimi është në fuqi deri në përfundimin e hetimeve nga prokuroria për rastin lëvizja feministe studentore e kanë vlerësuar këtë si ikje nga përgjegjësia, si dhe kanë paralajmëruar vazhdim të rezistencës

Xhevat Krasniqi

Pas një muaji të denoncimit të 27 studenteve për ngacmim seksual e shumë protestave, universiteti i prishtinës e ka pezulluar nga puna profesorin e matematikës, xhevat krasniqi.

Vendimin, Rektori i UP-së e mori pas rekomandimit të Këshillit të Etikës.

Por, ky organ nuk ka lënë pa i përmendur protestat e studenteve, e që i ka etiketuar edhe si sulme personale ndaj tyre.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit. Me datë 22 prill, Këshilli i Etikës është sulmuar në mënyrën më të ashpër, pa arsye dhe në baza personale nga individë, të saktësuar në Vendimin e Këshillit të Etikës, që rezulton të jenë staf i portaleve, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe staf akademik i UP-së”, thuhet nw komunikatwn e UP-sw.

Por, vendimi sipas Dibran Hoxhës nga Organizata për Cilësi në Arsim ORCA, është vetëm largim nga përgjegjësia, e shton se Këshilli i Etikës duhet të shkarkohet.

“Këshilli i Etikës i ka të gjitha dokumentet që mundet me i shfrytëzu me marr vendim me automatizëm për përjashtimin e profesorit e jo me I pritë institucionet  e jashtme me marr vendimin e pastaj këta me marr vendim. Ky është mosguxim prej këshillit të etikës, unë besoj që ata duhet të shkarkohen, ka një mori rastesh që ata po i zvarrisin”, ka thwnw ai.

Ky vendim i ka nxjerr para Rektoratit sërish Lëvizjen Feministe Studentore që assesi nuk po pajtohen me faktin se Krasniqi vazhdon të mbetet profesor, teksa paralajmërojnë rezistencë të përshkallëzuar.

27 studente kishin denoncuar për ngacmim seksual profesorin Xhevat Krasniqi, për të cilat ishte marrë në pyetje e raportuar para Këshillit të Etikës, të cilat Krasniqi i kishte mohuar.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika