Një rreshtim i tillë pak orë para realizimit të dytë të tij, u pezullua.
Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive nuk dolën në protestën e paralajmëruar ditë më parë, që qëllim kishte insistimin për kërkesën për ndryshimin e propozimit për shtesën për rrëzikshmërinë.
Kjo pasi atyre i është premtuar një takim për të dialoguar me Kryeministrin, Albin Kurti.
“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mirëpo qëndrimi I kryeminsitrit të Kryeministrit duket se për paknaqësitë e Policëve është I njëjtë nga ai që kishte publikuar ditë më parë në facebook.
Kurti pas interesimit të mediave, këtë të martë ka thënë se po tentojnë që rrëzikmërinë për Policinë ta ulin me investimin në mjete të moderuara për Policinë me parë se sa me shtesa përkatëse për rrëzikshmërinë
“ unë do ti takoj, do ti kontaktoj dhe do të shohim se cfarë më tutje por ta keni parasyshë që unë e kam dhënë qendrimin dhe ka edhe shtesa jashtë orarin, ka edhe shtesa për rrezikshmëri, do të ketë investime të vazhdueshme në Policinë tonë e po e përmbylli duke e potencuar që rrrezikshmëria svoglohet para se gjithash e mbi të gjitha me mjete e pajisje më moderne me parë se sa me shtesa përkatëse për rrëzikshmërinë”, ka thënë Kurti.
Në ndërkohë, sipas burimeve të televizionit, protestës së paralajmëruar për në orën 12:00 të së martës, ishte planifikuar të ju bashkoheshin edhe pjestarë të shumtë të njësivë tjera, përfshi edhe atë të anti-terrorit.
Konfirminim që edhe të tjerët kanë paknaqësi e dha edhe Kryesindikalisti i policisë, Imer Zeqiri.
“paknaqesitë sa I përket shtesës për rrëzikshmërinë janë tek të gjitha njesitë. Paknaqësia është shprehur prej muajit shkurt të këtij viti deri më tani pasi që Policia e Kosovës nuk ka pranuar ende shtesë të rrëzikshmërisë”, ka thënë Zeqiri.
Pjesë e takimit në mes zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Kryeministrit, Albin Kurti pritet të jenë pikërisht edhe Sindikata.
Pos shtesës për rrezikshmërinë ata kanë plan të kërkojnë edhe sigurimin shëndetësor për policët dhe pensionimin e hershëm.
“do të diskutojmë se cilat do të jenë prioritetet e kërkesave tona. Ne nuk e kemi vetëm një kerkesë. Kemi disa kerkesa që janë të njohura edhe për opinionin”, ka vijuar Zeqiri.
NJSI dhe NJTME po kërkojnë, kategorizimin si njësi të vecanta, përfshirjën në listën e ekspertëve dhe rrëzikshmëria të përcktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës.