Pezullohet transferimi i Muriqit te Club Brugge, mbetet lojtar i Lazio-s

Transferimi i sulmuesit kosovar Vedat Muriq te Club Brugge, ka dështuar për shkak se ai nuk i ka kaluar testet mjekësore. Ndërsa, Muriqi mbetet akoma lojtari sulmues i klubit italian Lazio

Vedat Muriqi, sulmuesi nga Kosova

Transferimi i sulmuesit nga Kosova, Vedat Muriq, te Clube Brugge ka dështuar, raportojnë mediat belge, dhe arsyeja sipas tyre është fakti që ai ka dështuar në testet mjekësore.

Doktorët e klubit belg kanë konstatuar që Muriqit i duhen gjashtë ose tetë javë për ta arritur formën optimale fizike, gjë për të cilën klubi belg nuk është i gatshëm të pres.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi iu nënshtrua të premten testeve mjekësore te klubi, Club Brugge, ku rezultatet nuk janë bërë akoma zyrtarisht të ditura.

Po ashtu, sipas mediave belge të shtunën do të zhvillohen edhe një herë testet e reja mjekësore.

Ndërkaq, ka edhe nga ato media që shkruajnë se transferimi është pezulluar përkohësisht, ndërsa ka edhe nga ato që shkruajnë se ka dështuar plotësisht, por pritet konfirmimi nga vetë ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika