Pianistja nga Kosova, Lentiana Lutaj, përveç artit të muzikës, tani është duke punuar edhe me artin e të shkruarit.
Në intervistë për Portalin Dukagjini, Lentiana ka treguar se është duke punuar në një libër, i cili do të jetë jashtë aspektit muzikor.
Libri që do të botohet nga ajo, është përmbledhje poezish dhe ky libër sipas saj është shumë afër përfundimit, por nuk është bërë e ditur akoma data e saktë, se kur do të publikohen botimet e para, nga libri.
“Është përmbledhje poezish , pothuajse të gjitha poezitë janë të mbledhura dhe është shumë afër përfundimit por nuk dihet data e saktë sepse jemi ende duke punuar” ka deklaruar ajo.
Po ashtu, ajo ka thënë se pritet të publikohen edhe kompozime, e që disa prej tyre edhe janë gati.
“Nga unë priten shumë gjëra të reja, mendoj që të kem më shumë koncerte recitale për piano dhe kombinim, jam duke punuar në një libër që do jetë jashtë aspektit muzikor dhe gjithashtu e re nga unë do te priten disa kompozime qe pothuajse, disa prej tyre i kam gati”, ka thënë ajo për Portalin Dukagjini.
Mbështetja nga shteti deri më tani për Lentianën, nuk ka qenë shumë e madhe, sa i përket punësimit ajo mendon se shoqëria kosovare me kohë do të vlerësojnë më shumë punën që bëjnë pianistët, pasi sipas saj vetëm pianistët e dinë se me të vërtet është një punë e madhe për ta bërë, dhe se kjo punë duhet të shpërblehet nga shteti.
“Duke marr parasysh se unë ende nuk e kam përfunduar shkollimin e mesëm, mbështetja nga shteti deri më tani nuk ka qenë shumë e madhe, sa i përket punësimit besoj që me kohën do të civilizohen edhe më shumë shoqëria jonë, dhe të vlerësojnë më shumë sepse me të vërtet behet punë shume e madhe dhe vetëm ne pianistët dimë se sa punë e madhe kërkohet nga piano”, ka deklaruar ajo për Portalin Dukagjini.
Sipas saj, shteti duhet të krijojë institucione më të përshtatshme me mundësi që të kenë nevojat kryesore, si për arsimim por edhe për salla të mbajtjes së koncerteve.
“Padyshim që kjo punë duhet shpërblehet nga ana e shtetit duke krijuar së pari institucione të përshtatshme për arsimin dhe pastaj salla për mbajtjen e koncerteve”, ka shtuar Lentiana.
Ndërkaq, nga ana e saj priten shumë koncerte me programe të ndryshme që nuk janë realizuar ndonjëherë.
Lentiana, ka filluar të merrej me piano që nga mosha tetë vjeçare, e që për të piano është instrumenti i parë që e ka zgjedhur, pasi ndjehet mirë kur luan dhe është e lidhur shumë më të.
“Me piano kam filluar të merrem nga mosha tetë vjeçare. Piano ka qenë instrumenti i parë që kam zgjedhur ndër instrumentet tjera që nga regjistrimi, unë ndjehem mirë kur luaj piano edhe kjo është arsyeja që jam shumë e lidhur me të”, është shprehur ajo.
Lentiana ka realizuar koncertin e saj të parë “Piano Rectial”, pra i realizuar nga ajo në bashkëpunim me shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Koncerti i saj i parë për të ishte shumë emocionues, por ajo ka treguar për Portalin Dukagjini se pothuajse një dekadë ka kaluar duke luajtur në piano e që Lentiana cdo vitë ka qenë e angazhuar me koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore.
“Pothuajse një dekade ka kaluar që unë luaj në piano dhe çdo vit kam qenë e angazhuar me koncerte dhe aktivitete të ndryshme muzikore”, ka thënë ajo.
Ndërsa, se nga kush frymëzohet ajo është shprehur se ka shumë artistë brenda dhe jashtë vendit, por që njëra që ajo zgjedhi ishte pianistja ukrainase-amerikane, Valentina Lisitsa.
Lentiana, ka treguar se ka mbajtur shumë koncerte e që po ashtu ka marrë pjesë edhe në garat që janë mbajtur në Kosovë dhe Shqipëri dhe jashtë vendit, ku sipas saj ato kanë qenë me çmime mjaftë të suksesshme.
“Ka shumë koncerte me numër që kam mbajt gjithashtu edhe gara kam marr pjesë në garat që janë mbajt në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë vendit me çmime mjaft të suksesshme”, ka thënë ajo, për Portalin Dukagjini.
Për koncertin e saj Recital të parë, ajo ka bërë përgatitje, për gjatë tërë vitit 2021, ku për këtë festival ajo ka punuar më shumë se 4-5 orë.
“Për këtë koncert janë bërë përgatitjet e mëdha që nga viti i kaluar një program i tillë duhet punuar dhe më shumë se 4-5 orë në ditë”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, Lentiana mundohet që të jetë e angazhuar edhe me artin e vallëzimit, pasi ajo ka mbaruar shkollën fillore në balet gjenerata e parë në Shkollën, “Prenk Jakova”. Ndërsa, tani ajo ka filluar të merret edhe me kompozimet mozikore.
“Përveç pianos unë mundohem që të jem e angazhuar edhe me degë të tjera të muzikës unë kam mbaruar shkollën fillore në balet gjenerata e parë në shkollën “Prenk Jakova”, dhe kohëve të fundit kam filluar të merrem me kompozim”, ka thënë Lentiana, për Portalin Dukagjini.
Ajo punën me instrumetin e pianos, e sheh shumë si punë profesionale dhe punon profesionalisht me të, pasi mendon se në të ardhmen do të bëhet një pianiste profesionale, por që në synimet e saj është edhe të bëhet pedagoge.