Pika statike kontrolli, të nevojshme në kufirin me Serbinë

Dukagjini raportoi për një urë lidhëse në mes Kosovës dhe Serbisë ne veri të vendit e cila ishte e papatrulluar nga Policia e KFOR-i, mbi të cilën kalonin kufirin lirshëm vetura e kamionë pa u kontrolluar nga askush. Policia nuk ka treguar nëse kanë ndërmarr ndonjë hap por njohës të sigurisë në vend po konsiderojnë që aty duhet të ketë pika statike të Policisë

Ura që lidhë fshatin Bërnjak të Kosovës dhe Vitkovicë të Serbisë, mbete ndër nyjet kyçe që lidhi dy shtete që problemet mes tyre duket se i kanë larg për t’i zgjidhur.

Qarkullimin e lirshëm e pakontrolle në këtë zonë, ditë më parë e vuri në pah Televizioni Dukagjini.

E po ashtu në pah doli edhe mungesa e kontrolleve.

Ajo çfarë ra në sy ishte fakti që në këtë zonë menjëherë pas raportimit doli Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Nga aty siguruan që Policia e Kosovës do të vazhojë punën e saj për ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e kontrabandës.

Ndërkohë, televzioni Dukagjini ka adresuar pyejte tek Policia e Kosovës, për të marrë një përgjigje, nëse po bëhen patrullime në këtë zonë nga policia kufitare apo njësi të tjera.

Por, nga ky institucion i sigurisë nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjithsesi nga  njohës të sigurisë në vend po konsiderohet që aty duhet të ketë vazhdimisht patrullim madje edhe pika statike.

“Që të gjitha rrugët që lidhin shtetin e Kosovës me shtetin e Serbisë veçanërisht në pjesën veriore duhet të ketë kontrolle policore dhe kontrolle sistematike të Policisë së vendit dhe forcave tjera të sigurisë marrë parasysh që nga ajo pjesë atje kanë ndodhë edhe sulme terroriste siç ka qenë rasti i Banjskës”, ka thënë Selam Shkodra – Njohës i Sigurisë.

E analizim e veprim urgjent po kërkon njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha.

“Meqë në kroniken tuaj ne pamë lëvizje të njerëzve dhe të mallrave dhe nuk pam kontroll nga asnjëra anë e kufirit, do të duhej të behej urgjent një analizim i situatës dhe konkretisht i kësaj pjese meqë ka një urë të kalueshme lehtë dhe pastaj policia e Kosovës, konkretisht Policia kufitare të vendosë për mënyrën e kontrollit të saj”, ka deklaruar Valdet Hoxha – Njohës i Sigurisë.

Megjithëkëtë situatë televizioni Dukagjini mëson se në këtë zonë patrullimet bëhen me radhë herë nga KFOR-i e herë në Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika