Piktorja të cilës iu shfaq emri në Times Square: Do doja të isha atje edhe fizikisht

Në emisionin “Rreth e Rrotull” është diskutuar rreth shfaqjes së emrit të artistes kosovare në ekranin gjigant "Times Square" në New York. Ajo ndër të tjera theksoi se si lidhen artistët përmes rrjeteve sociale dhe problemet me të cilat ballafaqohen artistët për të qenë të pranishëm në ngjarje të tilla

Në emisionin “Rreth e Rrotull” është diskutuar rreth emrit të artistes kosovare, Argenita Fetahu, të cilës që u shfaq në ekranin gjigant “Times Square” në New York.

Piktorja, Fetahu përtej pikturës së bashku me Mimoza Rracin u shfaqën në ekranin gjigant “Times Square” në New York.

“Ishte kënaqësi shumë e madhe pasi që përveç që përfaqësojmë veten tonë, njëkohësisht përfaqësojmë edhe vendin tonë”, u shpreh Fetahu.

Ajo njëherit theksoi edhe problemin me viza për artistët, pasi që si pasojë nuk kishte mundësi të shkonte atje fizikisht.

“Me dëshirë do të isha atje, por mundësite ishin të pakta”, tha Fetahu.

Sidoqoftë, ajo pa imazhin e saj në mënyrë virtuale duke ia përcjellur organizatorët.

Ndryshe, dy artistet nga Kosova, Argentina Fetahu dhe Mimoza Rraci, janë përzgjedhur në listën e “100 Female Artists of the World” (100 Artistet Femra të Botës), nga Vision Art Media.

Lista e 100 artisteve të përzgjedhura u shfaq në ekranin gjigant të Times Square në New York.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika