Piktura “e humbur” e Gustav Klimt pritet të shitet në ankand për mbi 50 milionë euro

Një pikturë nga artisti austriak Gustav Klimt, pitet të shitet në një ankand në Vjenë

Një pikturë nga artisti austriak Gustav Klimt, pitet të shitet në një ankand në Vjenë.

Vlera e pikturës, e cila besohet se kishte humbur për 100 vjetët e fundit, është rreth 50 milionë euro, ndonëse thuhet se mund të shitet për çmim edhe më të lartë, shkuan BBC.

Ka shumë pyetje pa përgjigje rreth pikturës së papërfunduar, Portreti i Fraulein Lieser, të cilën Klimt e filloi në vitin 1917 – një vit para se të vdiste.

Ka edhe debate se kush është gruaja në fotografi dhe çfarë ndodhi me pikturën gjatë epokës naziste.

Besohet se ajo paraqet një nga vajzat e Adolfit ose Justus Lieser, të cilat ishin vëllezër nga një familje e pasur industrialistësh hebrenj.

Historianët e artit Thomas Natter dhe Alfred Weidinger kanë thënë se piktura paraqet Margarethe Constance Lieser, vajzën e Adolf Lieser.
Por shtëpia e ankandit “Im Kinsky” në Vjenë, e cila nxjerr në ankand veprat e artit, sugjeron se piktura mund të përshkruajë gjithashtu një nga dy vajzat e Justus Lieser dhe gruas së tij Henriette.

Henrieta, e cila njihej si Lilly, ishte mbrojtëse e artit modern. Ajo u dëbua nga nazistët dhe vdiq në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Holokaustit.

Vajzat e saj, Helena dhe Eni, të dyja i mbijetuan Luftës së Dytë Botërore.

Portreti i Fraulein Lieser, që i përkiste një familjeje hebreje në Austri, u pa për herë të fundit në publik në vitin 1925 dhe që atëherë nuk dihej për fatin e tij, por pronarët aktualë kanë deklaruar se e kanë pasur pikturën që nga vitet ’60.

Identiteti i pronarëve aktualë austriakë nuk është bërë publik, por ajo po shitet në emër të pasardhësve ligjorë të Adolf dhe Henriette Lieser.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika