Pilotët ukrainas i fillojnë stërvitjet në SHBA

Forca Ajrore e SHBA-së ka njoftuar se pilotët ukrainas i kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë në Shtetet e Bashkuara

Avionët luftarakë, F-16. Foto: Reuters

Pilotët ukrainas i kanë nisur stërvitjet me avionët e avancuar luftarakë, F-16, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar Forca Ajrore e SHBA-së të mërkurën.

Një “numër i vogël” i ukrainasve kanë filluar stërvitjet, të cilat “pritet të zgjasin disa muaj”, ka thënënjë zëdhënës i Forcës Ajrore.

Muajin e kaluar, u raportua se pilotët ukrainas kishin filluar të mbanin kurs të gjuhës angleze në shtetin e Teksasit.

Pilotët pritet t’i përdorin avionët luftarakë F-16 në luftime në vitin 2024.

Edhe disa vende të tjera evropiane janë duke i trajnuar pilotët ukrainas për drejtimin e këtyre avionëve.

Norvegjia, Danimarka dhe Holanda i kanë dhuruar Ukrainës avionë luftarakë F-16 tashmë. /REL

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika