Piloti shkarkohet nga puna pasi akuzohet se ka fjetur gjatë fluturimit

Një pilotë është shkarkuar nga puna pasi akuzohet se e ka zënë gjumi gjatë fluturimit nga New York për në Romë

Ilustrim

Një pilotë që punonte për linjën ajrore shtetërore të Italisë, ITA, është pushuar nga puna pasi dyshohet se kishte rënë në gjumë gjatë kontrollit të aeroplanit, fluturimi nga New York në Romë, raporton Independent, trasmeton Portali D.

Gazeta italiane, La Repubblica, ka raportuar se të dy pilotët kishin fjetur në kabinë në fluturimin AZ609, duke fluturuar nga SHBA në Itali më 30 prill.

Bashkëpiloti i fluturimit, ka thënë se ai po bënte “pushim të kontrolluar” në atë kohë, siç lejohet nga shumica e linjave ajrore, por kapiteni i fluturimit ishte gjithashtu i paarritshëm nga kontrolli i trafikut ajror për më shumë se 10 minuta, me aeroplanin duke lundruar në autopilot.

Teksa avioni po fluturonte mbi Francë, ndërprerja e komunikimit shkaktoi një alarm terrori, me kontrollin francez të trafikut ajror që informoi homologët e tyre italianë se avioni mund të ishte rrëmbyer.

Ndonëse piloti i cili nuk po merrte pushim të miratuar ka mohuar se ka rënë në gjumë, ai është shkarkuar nga linja ajrore, e cila nuk ka dhënë një shpjegim se pse ai ishte i paarritshëm në kabinë.

Ilustrim

Politikani italian, Michele Anzaldi, ka shkruar në rrjetin social Twitter për të kërkuar falje për incidentin në linjën ajrore shtetërore.

“Ajo që ndodhi në fluturimin ITA nga Nju Jorku, ku të dy pilotët ranë në gjumë, është shumë e rëndë. Kompania ka për detyrë të garantojë se kjo nuk do të ndodhë më kurrë dhe duhet t’u kërkojë falje pasagjerëve,” ka thënë ai.

Rregullat e “Pushimit të kontrolluar”, diktojnë që një nga dy pilotët mund të flejë pak në kabinë për rreth 10-40 minuta në një fluturim të gjatë, ndërsa avioni është në lundrim, për të qëndruar i pushuar dhe kompetent në një turn të gjatë.

Pilotët duhet të bien dakord për këtë paraprakisht dhe ekuipazhi i kabinës informohet se një pilot po pushon pak.

Të dhënat e fluturimit tregojnë se fluturimi nga pilotët në fjalë, nuk ka humbur lartësinë ose të shmanget nga rruga e synuar gjatë heshtjes së radios nga pilotët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika