“PISA 2022”: Kosova, pothuajse në fund për lexim e shkencë

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën ku Kosova është rënditur e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse

Ilustrim

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë.

Rezultatet e testit “PISA 2022” u publikuan të martën.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Dallimet gjinore në matematikë në Kosovë nuk ka, 355 pikë vajzat, 355 pikë djemtë.

Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, me 342 pikë.

Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, me 357 pikë, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018.

Në lexim, në të gjitha vendet vajzat kanë performuar më mirë sesa djemtë. Në shumicën e shteteve vajzat kanë performuar më mirë edhe në shkencë.

20 përqind e nxënësve kosovarë, sipas testit ‘PISA’ kanë arrit nivelin e kënaqshëm kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka theksuar se këto kanë qenë rezultate të pritshme, duke i pasur parasysh problemet me mësimin gjatë pandemisë.

“Rezultatet të cilat janë bërë publike kanë qenë të pritshme, duke marrë parasysh që e kemi pasur një situatë pas pandemisë, ku mësimi është zhvilluar me probleme. Kjo ka qenë e pritshme. Këtu e shtojmë që pandemia ka sjellë sfida të tjera të mësimdhënësit e nxënësit për shkak të mungesës së kushteve. Këtu e shtojmë edhe ndërrimin e qeverisjeve. Por, ne e kemi pasur fokus në zhvillimin e politikave për përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka thënë Nagavci në një konferencë për shtyp.

Kosova nuk ka regjistruar rezultate të mira në testin PISA ndër vite.

Ndryshe, viti 2022 do të jetë hera e tretë që Kosova do t’i  nënshtrohet testit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve, i njohur si PISA.

PISA, testi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, që bën vlerësimin e njohurive të nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë, e ka nxjerrë Kosovën dy herë radhazi në fund të listës botërore gjatë vitit 2015 dhe 2018.

Rezultatet e testit të mbajtur në vitin 2015 ishin publikuar në vitin 2016, dhe Kosova ishte radhitur në vendin e 68-të në mesin e 72-vendeve që kishin marrë pjesë në test.

Foto: PISA

Ndërsa, rezultatet e testit të dytë që ishin publikuar më 2019, Kosovën e kishin radhitur në vendin e 77-të, në mesin e 79-vendeve që ishin pjesë e këtij vlerësimi.

Dallimi i vetëm ndërmjet këtyre dy testeve ishte forma e organizimit të tij. Testi i vitit  2018 ishte mbajtur në mënyrë digjitale.

Testi PISA, sipas Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë(MAShTI), ishte paraparë të mbahej në vitin 2021, por është shtyrë për vitin 2022 për shkak të përballjes me pandeminë Covid-19.

Mbajtja e testit në këtë vit për njohësit e fushës së arsimit në Kosovë nuk ka pritje të një rezultati të mirë, sepse mësimdhënësit dhe nxënësit kanë pasur vështirësi në mënyrën se si është zhvilluar mësimi vitin e kaluar, si pasojë e pandemisë e cila ka prekur vendin qysh nga marsi i vitit 2020.

Sipas MAShTI-it, në vlerësimin e testit PISA në këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 7 mijë nxënës nga 237 shkolla.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika