“Shënime retrospektive të një monitoruesi”, është shkrim i papublikuar ndonjëherë i gazetarit dhe publicistit, Viktor Çami, i cili përmes punës së tij tentonte të iluminonte popullin shqiptar, në Shqipërinë e izoluar.
Këtu mund ta lexoni pjesën e dytë të këtij shkrimi, pjesët tjera do të publikohen gjatë ditëve në vijim.
- Pjesa e parë: Shënime retrospektive të një monitoruesi: Burime informacioni të Pavarura mbi Gjendjen ne Shqipëri në vitet ’60
Shënim: Shkrimi është pa ndërhyrje, është ashtu siç e ka shkruar autori para 19 vjetësh.
Arritjet e Shqiperise ne periudhen e “diktatures”
Jam i mendimit se e vlen ketu te rreshtojme fare shkurtimisht cfare mund te quajme “arritjet” e Shqiperise gjate perjudhes deri ne vitin 1990, thjeshte si panorame e pergjithshme.
Le te fillojme me BUJQESINE: Nga nje bujqesi primitive qe nuk plotesonte as nevojat elementare te nje popullsije prej pak me teper se nje miljone banore dhe qe mund te cilesohet si ne kategorine e cfare ne anglishte quhet “subsistence agriculture,” Shqiperia arriti te krijoje nje bujqesi te zhvilluar, qe terhiqte menjehere edhe vemendjen e vizitoreve te huaj. Kolektivizimi, pavaresisht nga disa gabime qe mund te ishin bere, e justifikoi veten: toka punohej cep me cep, shka11a e mekanizimit ishte mjafte e larte, ishin krijuar plantacione te medha agrumesh dhe frutash, vreshta, nje sistem ujitjeje, tharja e kenetave, dhe keshtu me rradhe. Dikur ne vitet ’70 u shpall se vendi kishte siguruar buken per nje popullsi qe atehere kishte arrijtur rreth 3 miljone banore. Ky isbte nje sukses i riladh ekonomik, por edhe me rendesi politike te madhe. Mirepo ka edhe me: kur e percolla lajmin ne zyren tone ne Vjene, nje koleg amerikan, i cili ishte nder te tjera edhe ekspert per ceshtje bujqesore, me njoftoi se kishte dijeni per faktin se”Sltqiperia ftguron si 1l}e nder vetem 6-7 slttete eksportues neto te produkteve usltqimore,” nje fakt, ky, per te cilin nuk kisha dijeni, megjithse kisha clijeni per eksportimin e produkteve ushqimore ne Austri dhe Gjermani. Ne fakt, domatet dhe zarzavatet nga Shqiperia kishin kerkese te madhe ne tregun austriak.
ARSIMI, ARTI DHE KULTURA: Nga analfebitizmi qe kapte neth 85% e popullates ne perjudhen e para luftes, Shqiperia arriti ne krijimin e Universitetit, Akademise se Shkencave, arsim te mesem te pergjithshem me orientim oksidental dhe keshtu me rradhe. Me kane thene se vetem ne Kanada jane emigruar rretb 14,000 veta me arsim te larte ne dekaden e fundit. Mendoj se ka qene jashtzakonisht i rendesishem Kongresi i Gjuhes Shqipe, ku moren pjese edhe sbume dijetare nga viset shqiptare te Jugoisllavise: U KRIJUA GJUHA LETRARE. U zhvilluan ne menyre te rrufeshme Opera, baleti, kinematografia, piktura, skulptura, Ansambli i Kengeve dhe Valleve, qe shenoi suksese te medha ne disa turnte qe beri ne vende te ndryshme, Festivali Folklorik i Gjirokastres, teatri dhe keshtu me rradhe. Te gjitha keto nuk mund te hidhen poshte pa humbur njekohesisht nje ndjenje krenarije.
SHENDETSIA: E permenda me larte vleresimin qe i kishte here sistemit mjekesor mjeku personal i ish kryeministrit austriak, Dr. Kreisky. Fakti se jetegjatesia mesatare u ngrit nga 38 ne 72 vjec, se mortaliteti i foshnjave kishte rene ne menyre dramatike, se malarja dhc tuberkulozi thuajse ishin zhdukur krejtesisht, etjera — te gjitha keto flasin per vete dhe nuk kane nevoje per shtjellim te metejshem.
INDUSTRIALIZIMI eshte gjithashtu nje arritje me rendesi, pavaresisht nga veshtiresite e krijuara nga bllokada ne perjudha te ndryshme dhe sidomos ne vittet ’80, pas shperthimit te demonstratave ne Kosove, kur Jugosllavia nderpreu shkembimet tregtare clhe mbylli hekurudhen qe e lidhte Shqiperine me perendimin.
Shqiperia u detyrua te transportonte eksportet dhe importet nepermjet te tragetes me Triesten, duke paguar nga hundet. Mund te shtojme ketu rrjetin rrugor dhe hekurudhor, urat, hidrocentralet, Uzinen e telave ne Shkoder, produktet e se ciles kishin kerkese ne bote, Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan, Kombinatin e Tekstileve ne Berat, hapjen e shume minjerave dhe uzinave te perpunimit te metaleve, dhe keshtu me rradhe. Ketyreve mund t’i shtojme elektrifikin e plote te vendit edhe perpara shteteve fqinj.
EMANCIPIMI I GRUAS eshte nje tjeter sukses me rendesi te madhe ne sferen sociale, po te kemi parasysh poziten e saj me perpara, jo vetem ne zonat rurale ku sundonte nje prapambetje e madhe ne kete fushe dhe gruaja ishte nen regjimin e eger te Kanunit, por edhe ne qendrat urbane.
BORXHET e jashtme u shlyen krejtesisht pak kohe pas prishjes se marredhenjeve me Kinen, ndersa ne Kushtetuten e vitit 1976 u ndalua marrja e kredive nga jashte.
GJAKMARRJA, kjo plage e rende e shoqerise shqiptare, u cduk thuajse krejtesisht brenda disa viteve dhe ky eshte ndoshta suksesi me i madh ne fushen sociale. Dihet se para Luftes se Dyte Boterore kjo dukuri thuajse unike ne Evrope bente kerdine ne popullsine, sidomos ne Veri, sic e pershkruajti me mjeshteri shkrimtari Ismail Kadare ne romanin “Prilli i Thyer.”
TREGTIA E JASHTME: Megjith kushtet e veshtira te shkaktuara nga bllokada, sipas nje informacioni te nje zyre te specializuar me qender ne Trieste, ne vitin 1980 tregtia e jashtme shqiptare kapte·shumen prej 1.2 miljarde dollaresh, nje arritje e konsiderueshme, kjo, ne driten e situates politike te veshtiresuar nga fuqite qe nuk ishin te interesuar per zhvillimin normal te ekonomise shqiptare. Pas shperthimit te demonstratave ne Kosove, Jugosllavia imponoi bllokade dhe vlera e shkembimeve tregtare me boten filJoi te bjeri. Eksportimi dhe importimi i mallrave me tragete Durres-Trieste ishte i kushtueshem.
RINDERTIMI brenda nje kohe rekord i ndertesave te shkaterruara nga termeti ne Shkoder dhe zona te veriut, shkaktoi habi ne zyren tone, ndersa ne Mal te Zi akoma llogarisnin demin edhe vite me vone. E. Hoxha mbajti nje fjalim me rendesi mbi kete.
POLITIKA E JASHTME: Jam personalisht i mendimit se sukseset kryesore te Shqiperise mund te renditen ne Jemin e politikes se jashtme, ne kuptimin se shteti shqiptar mundi te perballoje sfida te medha dhe presione nga vende shume me te fuqishem: Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe me vone edhe Kina, pa ndihmen e asnje fuqije tjeter; por ky eshte subjekt qe do te shtjellojme me vone, duke e permbledhur ketu me thenjen e nje publicisti te njohur francez: “Enver Hoxha ka meriten se tregoi se edhe nie person i vetem mund te jete superfuqi.”
02/950
Londer 15/12/2005
Shënim: Shkrimi i është siguruar Dukagjinit nga historiani dhe publicisti, Bejtullah Destani.