Pjesëmarrja e votuesve deri në orën 11:00 – Zgjedhjet presidenciale 12,87 për qind, në ato parlamentare 13,69% për qind

KSHZ-ja ka publikuar informacionin e fundit për daljen në zgjedhjet e dyfishta deri në orën 11:00.

Për zgjedhjet presidenciale, pjesëmarrja është 12.87%. Pjesëmarrja më e madhe është në Probishtip, 27,85, ndërsa më e ulëta në Likovë, 1,76%.

Në zgjedhjet presidenciale u shënua një pjesëmarrje pak më e lartë, në ndryshim nga raundi i parë.

Për zgjedhjet parlamentare pjesëmarrja është 13.69%. Pjesëmarrja më e madhe është në Krivogastan, 28,38%, ndërsa më e ulët është në Vrapçisht, 5,2%.

“Mund të vërehet se në Maqedoninë lindore dhe qendrore më shumë votues kanë votuar në zgjedhjet presidenciale, ndërsa në pjesën perëndimore pjesëmarrja ka qenë më e ulët”, tha Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së./tv21.mk

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika