Pjesëmarrja në tubime politike, suspendohen tre zyrtarë policorë

Policia e Kosovës me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës ka suspenduar tre zyrtar policor pasi të njejtit po pretendohet që kanë qenë pjesë e tubimeve të partive politike. Gjithsesi, për njërin nga ta është kundërshtuar ashpër pretendimi, kështu duke ngritur edhe kallëzim penal

Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe dy ditë pa filluar fushata elektorale zyrtarisht e me sa duket partitë politike kanë intensifikuar takimet e tubimet me simpatizantë të tyre.

Por në syrin e institucioneve kanë rënë disa pjesmarrës që janë pjesë e Policisë së Kosovës.

Tre prej tyre vecse kanë pësuar pasi që kanë bërë këtë veprim.

Fillimisht këtë e rekomandoi Inspektorati Policor i Kosovës dhe bëri thirrje të gjithë zytarëve policorë që të qëndrojnë të paanshëm dhe larg aktiviteteve politike apo tubimeve parazgjedhore.

Kjo u aprovua direkt nga Policia e Kosovës të cilët impelentuan menjëherë rekomandimin e IPK-së për suspendim të policëve.

Ky suspendim sipas policisë është bërë konform ligjit i cili përcakton konfliktin e interesave, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.

“Suspendimi i zyrtarëve policorë është bërë mbi dyshimin për pjesëmarrje në tubim apo aktivitet të natyrës politike, të cilat bien në kundërshtim me procedurat ligjore si dhe udhëzimet e brendshme të PK-së.”.

Të suspenduar janë një kolonel, një major dhe një rreshter policor.

Për njërin nga ta, rrespektivisht zyrtarin policor, Idriz Gashi i cili po pretendohet që është parë në një takim të PDK-së në Rezallë, avokati i tij, Arianit Koci po thotë se gjithë pamja e publikuar është e fabrikuar.

“Sa i përket pretendimeve për pjesëmarrjen e tij në një tubim politik, dua të sqaroj se fotoja e publikuar është falsifikuar! Hetuesi policor Idriz gashi nuk ka qenë pjesë e tubimit të një partie politike në fshatin Rrezallë!Për këtë, klienti i im ka prova materiale! Prandaj, sot jam autorizuar të përpiloj dhe dorëzoj kallëzimin penal për falsifikimin e fotos”,ka theksuar Arianit Koci – Avokat.

Një tjetër rast është majori, Isak Ejupi që është parë në një tubim të LDK-së.

E këtyre dyve në listën e të suspenduarve i është bashkangjitur edhe Koloneli i Policisë së Kosovës, Nexhmi Krasniqi. Ai u pa në një takim të thirrur nga kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës po thotë se këto situata, ligji i specifikon shumë mirë.

“PK-ja është zbatuese e Kushtetutës së Kosovës, ligjit për Policinë dhe rregullores së brendshme ku aty në mënyrë të kjartë specifikohën cështjes që Policia është apolitike, neutrale dhe profesionale”, ka deklaruar Refki Morina, ish-kolonel.

PK-ja ndër të tjera në komunikatën e tyre kanë shkruar se kanë detyrë primare garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe çdo përfshirje e zyrtarëve policorë në aktivitete politike mund të dëmtojë besimin e krijuar ndër vite ndaj Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika