Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke asistuar në bastisjen e banesës së ish-këshilltarit të presidentit Hashim Thaçit, Adil Beharamajt.
Avokati Artan Çerkini ka deklaruar për RTV Dukagjini se ai ka qenë në cilësinë e avokatit Behramajt.
“Bastisja është në rrjedhje e sipër. Deri më tani janë duke u kryer veprimet e bastisjes. Deri të përfundojë bastisja nuk mund të deklaroj më shumë”.
Me urdhër të prokurorit të Dhomave të Specializuara, mëngjesin e sotëm është bastisur banesa e Adil Behramajt.
Ndërsa, fqinjët e Adil Behramajt, ish-këshilltar i presidentit Thaçit, e kanë konfirmuar për RTV Dukagjinin se kanë parë persona civilë, të cilët kanë bastisur shtëpinë e Behramajt.
“Gjykata Speciale nuk komenton hetimin e saj”, thuhen në përgjigjen e Dhomave të Specializuar për RTV Dukagjini.
Lajmi në përditësim…