Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për intervenim urgjent në kushte të vështira dimërore

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke u trajnuar për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte dimërore. Në mënyrë që këto trajnime t'i përgatisin ata që të jenë të gatshëm për ndërhyrje në raste emergjente të fatkeqësive natyrore

Pamje nga pjesëtarët e FSK-së duke u trajnuar për intervenim në kushte të vështira dimërore

Pjesëtarët e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë këtyre ditëve të dimrit janë duke kryer trajnime të specializuara për teknikat e kërkim-shpëtimit malor në kushte dimërore.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetin social Facebook, ku thuhet se gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit do aftësohen për teknikat bazë të Skijimit, kërkimi në Ortekë,  qasja tek personat e ngecur në ortekë dhe teleferik si dhe bartja e tyre me barelën e posaçme për borë dhe  pajisjet  speciale për evakuim.

Sipas njoftimit, trajnimet e tilla i përgatisin pjesëtarët e FSK-së që të jenë të gatshëm për intervenime në raste emergjente të fatkeqësive natyrore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika