Pjesëtari i KFOR-it gjendet i shtrirë pa ndjenja në Brezovicë

Një pjesëtar i KFOR-it ka pësuar infarkt në Brezovicë. Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli

Ilustrim, ushtarë të KFOR-it

Këtë të diel ka pësuar infarkt një pjesëtar i KFOR-it në Brezovicë, në zonën e quajtur “Qafa e Luanit”.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka njoftuar se viktimës i është dhënë ndihma e parë dhe aktualisht është në përkujdesje mjekësore.

“Sot, rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. Për informata të tjera do të ju njoftojmë me kohë!”, ka thënë Kanun Veseli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika