Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim 

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Dhoma e Gjykatës Themelore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka dënuar Pjetër Shalën, ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me 18 vjet burgim.

Komandanti i UÇK-së i njohur si “Ujku”, u shpall fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në një fabrikë metalike në Kukës gjatë luftës në Kosovë – të kryera në mes të 17 majit dhe 5 qershorit të 1999.

Në aktgjykimin e saj, gjykata deklaroi: “Në emër të popullit të Kosovës, për arsye të shtjelluara në aktgjykim, trupi gjykues në bazë të Ligjit ju shpall z. Shala fajtor për veprat penale në vijim: pika 1 ndalim arbitrar si krim lufte, pika 3 torturë si krim lufte, dhe pika 4 vrasje e paligjshme si krim lufte.”

Gjykata përcaktoi dënime të veçanta për secilën nga veprat penale, për të cilat Shala u shpall fajtor.

Për ndalimin arbitrar, Shala u dënua me 6 vjet burgim. Për torturë, ai mori një dënim prej 16 vjetësh, ndërsa për vrasjen e paligjshme, gjykata vendosi dënimin maksimal prej 18 vjetësh.

Trupi Gjykues vendosi që dënimet të shërbehen njëkohësisht, duke e bërë totalin e dënimit 18 vjet burgim.

“Shala, duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër penale, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më vete për secilën vepër penale. Trupi gjykues ka përcaktuar dënimet në vijim: dënim me 6 vjet burgim për krimin e luftës së ndalimit arbitrar, dënim me 16 vjet burgim për torturë, dhe dënim me 18 vjet burgim për vrasjen e paligjshme. Ju dënon me dënim 18 vjet burgim”, ka konstatuar Trupi Gjykues në rastin e Shalës.

Ky është aktgjykimi i dytë që shpallet nga Gjykata Speciale në lidhje me krimet e luftës, pas ish-komandantit, Salih Mustafa, që u dënua me 22 vjet burgim.

Të akuzuar për krime lufte janë edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

“Interesim i madh nga prindërit e nxënësit” – Flasin libraritë...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” po shpërndan tekstet shkollore në gjithë Kosovën. Edhe të shtunën është parë një fluks i prindërve e nxënësëve në librari të ndryshme...

Kurti për takimin me shefin e CIA-s: Moment historik i...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim drejtorin e CIA-s, William Burns, takim për të cilin u tha nga qeveria se përfaqëson...

Të fundit nga rubrika