Pjetër Shala ka dorëzuar dosjen e tij paraprake në Dhomat e Specializuara

Pjetër Shala e ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes mbrojtjes së tij

Pjetër Shala

Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij, më 24 prill 2023 ka dorëzuar dosjen paraprake në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), raporton “Betimi për Drejtësi”.

I njëjti version është publikuar në gjuhën angleze dhe mund ta gjeni: KËTU.

Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar më 17 prill 2023, kishte dorëzuar versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen Pjetër Shala, sipas urdhrit gojor të trupit gjykues të 28 marsit 2023.

Ndryshe, më 27 mars 2023 në Dhomat e Specializuara është paraqitur dëshmitari i parë i prokurorisë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, kurse tutje janë dëgjuar edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar më 17 prill 2023, kishte dorëzuar versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake në çështjen Pjetër Shala, sipas urdhrit gojor të trupit gjykues të 28 marsit 2023.

Ndryshe, më 27 mars 2023 në Dhomat e Specializuara është paraqitur dëshmitari i parë i prokurorisë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, kurse tutje janë dëgjuar edhe tre dëshmitarë të tjerë.

Gjykimi për të akuzuarin Shala do të vazhdojë më 1 maj 2023.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë. /BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika