Pjetër Shalës i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Speciale ka vendosur t'ia vazhdojë masën e paraburgimit për Pjetër Shalën nçn arsyetimin se ende ekziston "rreziku që ai të pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera", duke përfshirë edhe ndaj dëshmitarëve në proces

Pjetër Shala

Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë masën e paraburgimit Pjetër Shalës.

Vazhdimi i masës së paraburgimit u bë nën arsyetimin se vazhdon të ekzistojë rreziku që i akuzuari të “pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera”.

“Më 20 nëntor, Trupi Gjykues vendosi lidhur me vazhdimin e paraburgimit të Pjetër Shalës. Gjykatësit konstatuan se vazhdon të ekzistojë rreziku që i akuzuari të pengojë procesin gjyqësor dhe/ose të kryejë krime të tjera, përfshirë kundër dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi ose që do të japin dëshmi në këtë proces gjyqësor. Në lidhje me lirimin e përkohshëm, Trupi Gjykues gjykoi se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm vetëm përmes kornizës së monitorimit të komunikimeve të zbatueshme në objektin e paraburgimit të DHS-së”, ka thënë Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika