Plagosen dy gra në Fushë-Kosovë, detaje dhe pamje

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona të gjinisë femërore. Krahas kësaj, bëhet e ditur se një person është identifikuar dhe se veprimet e nevojshme lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë

Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona të gjinisë femërore (M.A., F.G.) janë plagosur me armë zjarri në Fushë-Kosovë, të shtunën.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa ekipi i RTV Dukagjinit, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, mëson se viktimat janë nënë e bijë.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se një person i dyshuar është identifikuar dhe se veprimet e nevojshme lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë.

“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkohë, Portali Dukagjini, nga ekipi i cili po raporton drejtpërdrejt nga Fushë-Kosova, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

 

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika