Plagosen dy persona në Mramor të Prishtinës

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një armë zjarri në Mramor të Prishtinës

iIustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një armë zjarri në Mramor të Prishtinës, të dielën e një majit.

Kjo për RTV Dukagjinin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Komunës së Prishtinës”.

Ilustrim

Sipas tij, të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, shtoi ai.

Po ashtu, Borovci ka theksuar se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin.

Ndryshe, nga të dhënat e policisë të publikuara në raport, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar, gjithsej, gjashtë persona.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika