Plagosen tre persona në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është stabile teksa i dyshuari është në arrati

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Tre persona janë plagosur me armë zjarri pas mesnatës të së shtunës në një lokal në Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se gjendja e tyre është stabile.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë Elezaj.

Tutje Elezaj ka njoftuar se janë duke kryer procedurat e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Më tej është bërë e ditur se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika