Plagosen tre persona në oborrin e njërës kazino në Breznicë

Edhe pse janë të shpallura si veprimtari ilegale, frenkuentimi i tyre nga qytetarët e Kosovës nuk ka të ndalur. 3 persona kanë mbetur të lënduar në oborrin e njërës kazino në Breznicë gjersa 9 janë arrestuar





3 persona janë plagosur në njërin nga oborret e kazioneve ilegale në zonën neutrale në Karaqevë. Në pranga të policisë kanë përfunudar 9 persona, deri të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Rasti është cilësuar si “Vrasje në Tentativë”.

Edhe pse janë të shpallura si veprimtari ilegale, frenkuentimi i tyre nga qytetarët e Kosovës nuk ka të ndalur.

Në këto objekte të imporvizuara si kazino, që ndodhën në fshatin Breznicë, në zonën neutrale të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, në mengjësin e së hënës i zuri sherri disa persona.

Në oborrin e njerës nga kazionit u shkrepën edhe plumbat e që të lënduar mbetën disa persona.

“Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorinë e Shtetit ka ndërmarrur të gjitha veprimet policore dhe kanë arritur që t’i ndalojnë nëntë persona që besohet të  jenë të lidhur me rastin e cilësuar nga prokurori i Shtetit si “vrasje në tentativë”, i cili ka ndodhur në një zonë të fshtatit Breznicë, jashtë territorit të Kosovës”, ka deklaruar Ismet Hashani, Zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit.

E pa i ditur ende motivet e kësaj vepre e cilësuar si “Vrasje në Tentativë”, nën dyshimin për kryerjen e saj deri më tani në pranga kanë përfunduar gjithsej 9 persona.

“Pas marrjes së informatës se ka ndodhur nje tentim vrasje dhe pjesëmarrje ne rrahje , me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë fillimisht gjashtë (6) persona e më pas edhe tre (3) të tjerë, ku nga ky incident janë  plagosur  tre (3) persona. Lidhur me këtë rast kanë filluar hetimet në drejtim të veprave penale të lartshënuara si dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës kompetente”, kanë thënë Prokuroria Themelore në Gjilan.

Ndërkohë njëri nga viktimat është i shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Doktori  Abdyl Latifi ka treguar se ai është jashtë rrezikut për jetë.

“Kemi të bëjmë me një pacient i cili ka plagë zjarri në këmbën e djathtë, nuk ka shenja në rrezik për jetë. Ne më shumë e kemi pranu për përcjellje të plagës dhe trajtim të mëtejshëm. Pacienti në fillim nuk pranoi të rrinte në spital mirëpo ndërkohë si shkak i dhimbjeve që janë normale në këtë fazë, është kthyer në emergjencë”, ka deklaruar Abdyl Latifi, Shef i Repartit të Onkologjisë.

E tek dhoma e spitalit ku është i shtrirë njëri nga të dyshuarit, shihen edhe dy pjestarë të policisë së Kosovës, që janë duke e përcjellur njërin nga të plagosurit i cili është po ashtu edhe i arrestuar.

Bizneset ilegal të kazinove kanë gjetur strehë në këtë vend, që na koha kur ato u shpallen ilegale në Kosovë.

Edhe përkundër disa aksioneve të Policisë së Kosovës, kjo veprimtari në këtë pjesë nuk ka të ndalur.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika