Plagosen tre persona në Prishtinë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë, për këtë rast zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti i ka thënë Portalit Dukagjini se tre persona kanë mbetur të plagosur në këtë ngjarje

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar se në lagjen Lakrishtë në Prishtinë  janë plagosur tre persona.

“Sot rreth orës 19:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë.  Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e dy personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo.

Ahmeti ka përfunduar duke thënë se Policia e Kosovës pas marrjes së informatës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe sipas saj i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika