Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Vërmicë të Prizrenit, ka ndodhur edhe një plagosje me armë zjarri, e që dyshohet të ketë lidhje me rastin tjetër që ndodhi dje ku u gjet pa shenja jete një shtetas i huaj.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 00:42 , policia në Prizren ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë së ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit.
“Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majtë të lënduarit, është një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar policia.
Policia bënë të ditur se 16 vjeçari i plagosur K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas sirian, është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren.