Plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, të mërkurën është plagosur në një tentativë vrasje dhe është dërguar në spital

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një incident me të shtëna pas një takimi të qeverisë në afërsi të Bratislavës, raporton televizioni sllovak TA3.

Incidenti ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

I dyshuari është arrestuar, sipas TA3.

Nënkryetari i Parlamentit të Sllovakisë, Lubos Blaha, konfirmoi incidentin gjatë një seance parlamentare, të cilën e shtyu për datë të papërcaktuar, njoftoi agjencia sllovake e lajmeve, TASR.

Fico dyshohet se është plagosur në bark dhe gjoks, ai u dërgua menjëherë në spital, raportoi TASR.

 

Gazetarët, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, thanë se u dëgjuan disa të shtëna me armë.

Ata shtuan se zyrtarët e sigurisë e futën një person në një veturë dhe u larguan me shpejtësi.

I arrestuari besohet se është i dyshuari që shtiu mbi kryeministrin, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga policia lokale.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika