Plagoset me armë zjarri një 17-vjeçar në Shkodër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Berdicë të Shkodrës

Në Berdicë të Shkodrës, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri pasditen e sotme.

Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë një 17-vjeçar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit“, njofton policia, raporton topchannel.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Shkodrës për ndërhyrje të specializuar.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika