Plagoset një person në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Ilustrim





Të mërkurën e 16 nëntorit, një person ka mbetur i plagosur në Gjakovë, si pasojë e shkrepjes së armës nga i dyshuari i cili ende nuk është arritur të arrestohet.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka theksuar se i dyshuari ndonëse nuk është arrestuar ende, i njëjti është identifikuar tashmë.

“Mbrëmë viktima mashkull i moshës madhore është paraqitur në Stacionin Policor-Gjakovë dhe ka raportuar se rreth orës 21:40, si pasojë e shkrepjes së armës nga i dyshuar, ka marrë plagë në këmbë (plagë të lehtë). I dyshuari (po ashtu i moshës madhore) është identifikuar, mirëpo deri më tani nuk është arritur të arrestohet”, ka thënë Elezaj.

Sipas tij, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rasti “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Rasti vazhdon me hetime, ka shtuar Elezaj.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika