Plagoset një person në Gjakovë, i dyshuari në arrati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë. Pas të shtënave me kallashnikov, një person është plagosur. Motivet e këtij incidenti ende nuk janë të qarta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën “Yll Morina” në komunën e Gjakovës.

Pas të shtënave me kallashnikov, një person ka mbetur i plagosur. Motivet e këtij rasti ende nuk dihen.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se “policia është duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin, si dhe kapjen e të dyshuarit”.

“Sot rreth orës 18:20 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore  ishte qëlluar më armë zjarri në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, përderisa viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Nga informatat e para të pranuara nga personeli mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht, policia është duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë rastin, si dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë Elezi.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika