Në lagjen “Kodra e Trimave” banorët po përgatiteshin të fillojnë ditën.
Megjithatë, në orën 07:00 të mëngjesit ata dëgjuan të shtëna me armë zjarri.
Një person mbeti i plagosur, për motive ende të pasqaruara.
Se si ka ndodhur ngjarja ende nuk dihet, e këtë nuk po e dinë as banorët e kësaj lagje të cilët thanë që kanë dëgjuar tri të shtëna, dhe kanë parë një person të shtrirë në tokë, ku edhe i kanë ofruar ndihmën e parë.
Rastin e konfirmuan edhe Policia e Kosovës, por nuk bënë të ditur për persona të arrestuar.
“Sot rreth orës 07:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.
Përgjigje nuk kthyen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, lidhur me hetimet dhe motivet e rastit.
Megjithatë, përgjigje dhanë nga Qendra Emergjente në Prishtinë lidhur me gjendjen e viktimës.
Egzon Duraku, Doktor në Qendrën Emergjente
Pacienti ka ardhë me armë zjarri i plagosur në ekstremitetet e poshtme, plaga është në ekstremitetin e majtë, dhe thymje të kockës, i është realizu emazheria, dhe ango cd-ja dhe pritet në konsultë me ortopedin me vendos çka me bo.
-Gjendja?
Gjendja është stabile.
-Sa plagë ka?
1 plagë në ekstremitetin e poshtëm.
Viktima është i moshës rreth 40 vjet.