Një incident ka ndodhur të premen rreth orës 19:00 në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas zëdhënësit i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.
Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Borovci për Dukagjinin.
Ndërkaq, mjeku kujdestar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Adem Jaha, i cili e ka pranuar të plagosurin, ka thënë se viktima është në rrezik për jetë.
Sipas Jahajt, viktima është plagosur në gjoks dhe është duke u operuar.
“Është hy në sallë operative, gjendja është d.m.th rrezik për jetë, d.m.th gjendja shumë e rëndë është. Veç sa e futëm në sallë operative për intervenim kirurgjik”- ka thënë Jaha për Kallxo.com.
Dukagjini iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes: