Plagosi gruan dhe djalin dhe nuk u dorëzua në polici, i dyshuari vdes pasi shkëmbeu zjarr me policinë (PAMJE)

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasi shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me Forcat Speciale "Renea". Kjo ndodhi, sepse i njëjti pasi plagosi gruan dhe djalin e tij nuk pranoi të dorëzohet në polici

Pamje: Policia e Shqipërisë

Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Maliq të Korçës pasi shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me Forcat Speciale “Renea”.

Kjo ndodhi, sepse i njëjti pasi plagosi gruan dhe djalin e tij nuk pranoi të dorëzohet në polici.

“Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij”, njofton Policia e Shqipërisë.

Policia njofton se shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë është mbyllur në banesë dhe nuk i është përgjigjur thirrjes së policisë vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë. Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea” i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk u është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt policisë.

“Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62-vjeçari ka humbur jetën. Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikiatrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët”, njofton tutje Policia e Shqipërisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon mbikëqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika