Një incident ka ndodhur të premen rreth orës 19:00 në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.
Policia e Kosovës në raportin ditor ka informuar se personi i plagosur mbrëmë ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit. Tutje thuhet se janë sekuestruar edhe 5 gëzhoja.
I dyshuari aktualisht është në kërkim nga Policia e Kosovës.
“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime në shpinë nga arma e zjarrit, në drejtim të të cilit ka shtënë i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 5 gëzhoja. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është në kërkim nga policia. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.