Plagosja në Shtërpcë, ushtari i FSK-së do të mbrohet pa pagesë

I dyshuari për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, Azem Kurtaj, do të mbrohet pa pagesë nga avokati Kujtim Kërveshi

Avokati Kujtim Kërveshi

Avokati Kujtim Kërveshi ka njoftuar se do të përfaqësojë në procedurë penale, Azem Kurtaj, i cili është i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë.

Sipas tij, ai është i autorizuar nga familjari i ushtarit të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe përfaqësimi për të do të jetë pa pagesë.

Po ashtu, ai ka thënë se përfshirja e tyre në mbrojtjen e Kurtajt vjen nga “ndërhyrja e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar”.

“Deri në komunikimin e radhës, do të përmbahem nga komentimi i fakteve, të cilat, në mënyrën e përshkrimit siç i ka përshkruar Prokuroria janë fizikisht të pamundura, pa dashur të përjashtoj opsionin e montimit të provave kundër z. Kurtaj siç është ndryshimi i deklaratës së dhënë në publik nga familjarja e njërit nga të dëmtuarit e supozuar e që më jep me besu se kontaminimi politik dhe kaqdashës në këtë rast, dhe/ose ndërhyrja në këtë rast e atyre që Kosovën duan ta shohin të rrënuar ka qenë thirrja kryesore për përfshirjen tonë në mbrojtjen e z Kurtaj”, thuhet në njoftim.

Në këtë njoftim thuhet se në ekipin mbrojtës është edhe avokati nga Ferizaj, Naim Ferati, i cili ka theksuar se vetura e klientit të tij ishte sulmuar me mjete të forta nga një turmë e qytetarëve që po festonin.

“Në ekipin e mbrojtjes do të jetë edhe kolegu Naim Ferati, avokat nga Ferizaj, i cili ka qenë i kyqur në këtë rast paraprakisht në cilësinë e avokatit. Shoqëria jonë e avokatisë, Kerveshi&Partners e vlerëson lart besimin e familjes Kurtaj për të na besuar mbrojtjen ligjore të Azemit”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçare, për plagosjen e dy personave në Shtërpcë.

Seanca gjyqësore për caktimin e masës ndaj pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili dyshohet se ka plagosur dy të rinj serbë, u mbajt të dielën.

Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se është vlerësuar se ekziston dyshimi që në një fshat të Komunës së Shtërpcës, i dyshuari me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta të dëmtuarit M.S dhe S.S.

Ndërsa, më 6 janar, Policia e Kosovës (PK) njoftoi se dy persona, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc në këtë komunë të banuar me shumicë serbe.

Lidhur me rastin, në po të njëjtën ditë, PK-ja ka identifikuar e më pas ka arrestuar të dyshuarin A.K.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika